Kompania prestigjioze e automjeteve “Mercedez-Benz”, ka zgjedhur një nga zonat më piktoreske të Shqipërisë për të testuar dhe reklamuar automjetin e saj të ri.
Bëhet fjalë për luginën e Shushicës në jug të vendit, për të cilën pushimet janë thjeshtë të mrekullueshme sipas kompanisë.
Veçantia; s’ka shumë rrugë të asfaltuara dhe nuk ka as internet. Kompania gjermane ka zgjedhur përshkrimin e 75 kilometrave rrugë, ku thekson peizazhin e thyer me kontrast në mes vijës bregdetare të detit Jon dhe malit shkëmborë me lartësi prej 2700 metra, i cili ofron një sfond të rëndësishëm për një turne për modelin “Off-Road, Mercedes-Benz GLE 500 4MATIC”.
Gunther Holzmann, specialisti bavarez i industrisë automobilistike, ishte udhëzues në këtë aventurë të këtij modeli “Off-Road”. Në vitin 2010, ai ka kaluar katër javë duke udhëtuar nëpër Ballkanin Jugor dhe në fund përshtypje i ka lënë një cep i Evropës.
“Mercedes-Benz GLE 500 4MATIC” është model i përshtatshëm për terrene të ndryshme, si ato të lehta ashtu edhe ato të vështira. Holzmann gjatë vozitjes në luginën e Shushicës këtë veturë e ka ngritur për 6 centimetra më shumë, në mënyrë që të kalojë sa ma lehtë këtë rrugë.
Ky model në versionin plug-in hibrid posedon motorin benzinë 3.0-litër V6 dhe me kapacitet prej 333 kuaj fuqi dhe motorin elektrik me kapacitet prej 116 kuaj fuqi, transmeton “Koha.net”. Fuqia e kombinuar në total është 449 kuaj-fuqi.


Ec atyyyy, Vloraaaaaa!