Protesta e së shtunës në Prishtinë u shoqërua me incidente të shumta midis protestuesve dhe policisë, me ç’rast u përdorën edhe armët.
Një ditë pas protestës së dhunshme, kryeqyteti kosovar i është kthyer normalitetit, me të mirat dhe hallet e tij.
Pas përfundimit të protestës, kompania e pastrimit e kontraktuar nga Komuna e Prishtinës, gjatë natës pastroi tërë qytetin në mënyrë që mëngjesi i sotëm ta gjente atë në gjendje të rregullt dhe me kontejnerë në të gjitha anët e qytetit.
Sipas Policisë një person ka raportuar se të dyshuar të panjohur gjatë zhvillimit të protestës me gurë i kanë dëmtuar disa xhama të lokalit të tij në Rrugën “Dëshmorët e Kombit”.

