Pentagoni thuhet të ketë në zotërim një foto të “pabesueshme” dhe tmerrësisht të qartë të një “trekëndeshi të zi alien”, që ngrihet në mënyrë spektakolare nga oqeani.
Që kur ekzistenca e kësaj fotoje u raportua për herë të parë në fundin e 2020-tës, entuziastët e UFO-ve janë lutur pa reshtur për publikimin e saj.
Edhe pse zyrtarisht Pentagoni nuk e pohon, burime të brendshme rrëfyen së fundi se kjo foto ekziston vërtet.
Mendohet se ajo është një prej pamjeve më të plota të UFO-ve të regjistruara ndonjëherë. Fotoja është shkrepur nga një pilot amerikan, që po fluturonte me një F/A-18F Super Hornet, ilustrimin e së cilës e shihni më poshtë.
The Sun thotë se fotoja konsiderohet material i klasifikuar dhe se ajo do të zhdukte çdo gjurmë dyshimi edhe në mendjet e personave më skeptikë mbi këto fenomene të mistershme.
Zyrtarë të Pentagonit e kane pranuar nen zë se pamja “është ekstremisht e qartë”.
Objekti që shihet në të u përshkrua si një trekëndësh i madh me skaje të rrumbullakosura dhe “drita” te bardha sferike në çdo cep.
Përballja me mjetin alien thuhet të ketë ndodhur në Bregun Lindor të SHBA-së.
Videon e këtij incidenti mund ta shihni Këtu (KLIKO)
Ilustrimi i fotos reale të “Trekëndëshit të zi”, publikuar tek The Sun.
j.l./ dita



Balone tauke,megjithese deri tani na kan thon se jan balona tabake.Sa mire qe bon Pentagoni qe publikon alienet se jan merzit robt tu prit te verteten.Jane te justifikuara prrallzat qe rujn vendet e punes dhe nxjerrin Leke ne kte koh krize.Jan 2 milion persona qe merren me kte pune ne gith Boten.Po e ka thone pentagoni eshte 100% e vertete.
Mendja e njeriut ( indi trunor ) eshte krijimi me kompleks dhe me i cuditshem ne univers . Ja hoqet mendjen njerezve me idiotesi te tilla .
Idiotësi e klasit të parë.
Një titull idiot që “vëtetohet” nga “fakti” ” Pentagoni thuhet të ketë në zotërim një foto”?
Ndoshta do ishte më mirë me thënë “e ka thënë Alfred Cako “.
Të paktën është më real se “thuhet se…”.
Gje qesharake kurse Alienet e kan gjetur vetem teritorin e Amerikes dhe bota nuk ekziston genjeshtra Amerikane.
Jane imazhe te drites qe thyhen e perthyhen ne qiell!
E ngaterrojne me UFO-ot Pentagoni. Eshte varianti Delta i Covid-it. Ai i tipit fluturues, Delta +. Sa po eshte konfirmuar nga OBSH-ja dhe CDC.
Teori te fabrikuara per te justifikuar miliardat e shpenzuara ne “luften e yjeve”.
Qellimi ishte te terhiqej Bashkimi Sovjetik ne garen e armatimit me qellim qe te rrenohej ekonomikisht…sic edhe ndodhi.
Nga ana tjeter i siguroi USA supermaci totale ushtarake, gje qe i jep avantazhin e shtetit me te fuqishe ne planet.
Nuk eshte e radtesishme qe 95% e me teper e UFO-ve jane pare mbi territorin amerikan…
O shpirt, nuk janë teori të Pentagonit, janë idiotësi të tipave si Cako. Nuk e lexon “thuhet se Pentagonit ka ….”. I vje sikur unë të them “Bill Geitts, thuhet se është marsian”, nuk është faji i Geitts për budallallëkun tim, e mbi të gjitha, budallallëku tim, nuk vërteton prejardhjen e Geitts.