Skena, e kapur nga dhjetra telefonë celularë, rrëfen makthin më të madh të një nëne. Ngjarja ndodhi më 30 prill 2016 në Korenë e Jugut.
Në të katërtin rast të djegies së një ndërtese në Pyeongtaek, një grua ka hedhur foshnjen e saj jashtë nga dritarja e katit të katërt, ndërkohë që shtëllungat e tymit ngriheshin sipër nga dy kate më poshtë.
Njerëzit poshtë në rrugë klithnin dhe valëvisnin në ajër duart, teksa nëna 30-vjeçare mbante nga këmbët foshnjen e tmerruar – këmbët e foshnjes që përpëliteshin me zemërim – para se t’ia lëshonte atë turmës që po e priste poshtë.
Një tjetër fëmijë hidhet poshtë dhe pastaj dhe një tjetër, para se gruaja të hidhej edhe vetë nga dritarja, nga e vetmja rrugë shpëtimi.
Për mrekulli, të gjithë shpëtuan pa u vrarë, falë një batanijeje të një ekipi shpëtimi të drejtuar nga personeli amerikan që qëndron pranë Bazës Ajrore Osan.




