VIDEO: Gafa e gazetares, njofton të vdekur Papa Françeskun ditën e Krishtlindjeve

J L

Një gazetare e ITV News ka bërë një gafë gjatë transmetimit live të ditës së Krishtlindjeve gjatë kohës kur Papa Françesku po jete mesazhin në Vatikan.

Gazetarja e televizionit britanik, Kylie Pentelow, gabimisht njoftoi ‘vdekjen e Papa Françeskut’.

“Fjalimi festiv i Papës u fokusua në lutjet e tij që pandemia të marrë fund. Ai tha se vaksinat duhet të vihen në dispozicion të atyre që kanë më shumë nevojë. U njoftua për vdekjen e tij…”, tha gazetarja.

Megjithatë ajo e kuptoi shumë shpejt gabimin dhe kërkoi falje live.

“Më falni”, vijoi ajo.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *