VIDEO/ Gafa e kandidatit të PD në Dibër: E vetmja rrugëdalje nga kriza është programi i Partisë Demokratike Rilindja

Gazeta Dita

Kandidati i Partisë Demokratike, Edmond Isaku i treti në listën e deputetëve për qarkun e Dibrës ka bërë një gafë gjatë mitingut përmbyllës të Partisë Demokratike në këtë qark.

Ai mori fjalën pak para liderit të PD-së dhe ngatërroi dy programet, atë të Rilindjes me atë të “Republiksës së Re”, për të cilën flet aq shumë kryedemokrati.

“E vetmja rrugëdalje nga kjo situatë është programi i Partisë Demokratike, Rilindja”, tha Isaku duke shpejtuar ta korrigjojë me fjalën “Republika e Re”.

Kujtojmë se Isaku është edhe pronar i TV Bulqizës si dhe biznesmen në fushën e kromit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *