Video gazmore/ Presidenti Obama sikur nuk e keni parë ndonjëherë

Elton Tafaruci

Barack Obama ka qënë ylli i një video gazmore, që ka pushtuar rrjetet sociale orët e fundit, në të cilat ai bën shaka me daljen në pension, meqënëse edhe pak muaj i kanë mbetur në krye të shtëpisë sëbardhë, si president i SHBA-ve.

Vetëm pak muaj përpara se ti hapë rrugën pasardhësit të tij, Obama tallet me vehten.

Obama me shaka thotë se nga komandant do të bëhet shef i kontrollit të koamndës ndërsa video ka shkaktuar reagime të shumta dhe është bërë virale në internet.

Ai duket se e ka shijuar realizimin e kësaj videoje, teksa shihet shtrirë dhe rehat në një prej kolltuqeve nëDhomën Ovale e mbështet këmbët në tryezën 130 vjecare.

Edhe një herë ai ka prezantuar para miliona amerikanëve sensin e tij të hollë të humorit, pas mbrëmjes së gjatë të mbushur me batuta, në darkën e korrespondentëve.

Në këtë video satirike, Obama flet për planet e tij për të dalë në pension, shijon popcornat bashkë me zëvëndësin e tij Xho bajden teksa të dy shohin filmin vizatimor “Toy Story” në kinemanë e Shtëpisë së Bardhë, teksa bën shakak me snpachat me bashkëshorten e tij Michel apo kur ndan një bisede më një cigare në dorë me ish zëdhënësin e shtëpisë së bardhë John Boehner.

Obama tregon edhe një herë në atë video, se Joe Biden është miku i tij më i mirë, në jetë dhe në detyrë. Madje duket se shefi i shtëpisë së bardhë i druhet faktit se tani do të duhet të ribëjë provimin e patentës.

Në vetëm pak orë, video është klikuar mbi 10 milionë herë.

https://www.youtube.com/watch?v=QIJoAb1bUOc

Share This Article
1 Comment
  • Mesoni gjuhen Shqipe :Jo “sikur” , por “Sikurse”. Ka nje dallim te madh midis ketyre fjaleve : Sikur dote thote qe e keni pare edhe here tjeter, ndersa Sikurse do te thote qe po e shikoni per here te pare!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *