Stuhia e “Herwart” në Dusseldorf në Gjermani shkaktoi kaos kudo në qytet.
Rreziku më i madh ishte aeroporti, pasi avionët e kishin tepër të vështirë zbritjen e tyre.
Pilotëve iu desh të tregonin të gjitha aftësitë për të dalë nga kjo situatë e rrezikshme.
Shumica prej tyre bënë një punë të shkëlqyer. Videoja tregon momentin e rrezikshëm kur një avion u përball me stuhinë për zbritjen e tij në aeroport. Ishte një moment kaosi për të gjithë.
