VIDEO: Situatë e jashtëzakonshme, Gjermania perëndimore “nën ujë”! Shkon në 40 numri i viktimave nga përmbytjet, 70 persona të zhdukur

J L

Ka shkuar në 40 numri i personave që kanë humbur jetën nga përmbytjet në Gjermani.

Më shumë se 70 janë zhdukur pas shembjes së gjashtë shtëpive ditën e djeshme në mbrëmje në shtetin perëndimor të Rhineland-Palatinate në Gjermani, për shkak të shirave dhe përmbytjeve.

Mediat vendase bëjnë me dije se reshje të dendura shiu kanë përfshirë Gjermaninë Perëndimore dhe Belgjikën, duke shkaktuar shembjen e shtëpive dhe prishje makinash nga vërshimi i ujit.

Përmbytja ishte pjesë e një stuhie të motit ekstrem në të gjithë pjesët e Evropës, që gjithashtu mori të paktën katër jetë në qytetin belg të Verviers dhe e nxiti kryeministrin belg të kërkonte ndihmë ndërkombëtare.

Ndërkohë, kancelarja Merkel ka reaguar në lidhje me situatën e orëve të fundit ku thekson se është e tronditur nga situata kaotike e krijuar nga reshjet e shiut.

Rreth 50 banorë mbeten të bllokuar në çatitë e shtëpive të tyre në pritje të shpëtimit, thanë zyrtarët gjermanë, pasi paralajmëruan që ndërtesat e tjera mund të jenë në prag të shkatërrimit.

Kompania më e madhe e shpërndarjes së energjisë në vend, Westnetz vlerësoi të enjten se rreth 200,000 shtëpi ishin pa energji elektrike si rezultat i përmbytjes.

Ndërkohë ushtria është vendosur për të ndihmuar në evakuimin e banorëve, pasi parashikohen më shumë reshje në Gjermaninë Jugperëndimore këtë javë.

Shërbimet meteorologjike kanë paralajmëruar se për shkak të shirave në vend, qytetarët të cilët jetojnë pranë lumenjve duhet të largohen menjëherë.

Sipas tyre kjo është një situatë krejtësisht e pazakontë, që vetëm në dimër mund të ndodhë dhe jo me këto përmasa.

“Ne e shohim këtë lloj situate vetëm në dimër zakonisht, një gjë e tillë dhe më këtë intensitet është plotësisht e pazakontë në verë”, tha Bernd Mehlig, një zyrtar i mjedisit.

Disa zona të Hagen janë deklaruar të izoluara dhe të paarritshme për shkak të niveleve të larta të ujit.

Në vendet e prekura është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, ndërsa situata mbetet ende serioze dhe kritike.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • prisni se vijn ekipet e shpetimit nga Edmut rama,
    ja dergoi mjeket Italise dhe u shpetua italia. Edhe pse i paditen ne gjyq per prishje qetesie me zhurmat e jetes se nates ne hotel. Ishin nga puna e madhe dhe stresi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *