Pasi ka nënshtruar Bajern Mynihun në mesjavë, PSG ka mbyllur diskutimet për formën që po kalon edhe në kampionatin francez, ku ka masakruar Bordo me shifrat 6-2. Parisienët janë udhëhequr nga braziliani Nejmar, i cili ka treguar se pse e meriton të cilësohet lideri i kësaj skuadre falë paraqitjes në këtë ndeshje ku mori përsipër goditjet e dënimit dhe të penalltisë.
Ishte pikërisht një goditje dënimi e tij që nisi goleadën e parisienëve në minutën e 5-të të duelit. Vetëm 7 minuta më vonë, ai dha një asist perfekt për Kavanin, i cili realizoi golin e dytë të ndeshjes, duke i dhënë fund edhe zërave se nuk i shërbente uruguaianit.
Munier shënoi golin e tretë ndërsa më pas, PSG fitoi 11-metërsh. Edhe pse i gjithë stadiumi thirri në kor emrin e Kavanit, braziliani mori përsipër gjuajtjen dhe shënoi, duke shkuar të festonte golin pikërisht me uruguaianin.
Draksler, pas një asisti të Mbape shënoi golin e pestë më fundin e pjesës së parë, ndërsa më pas gjermani ishte ai që dha pasimin për golin e 6-të të realizuar nga francezi.
https://youtu.be/kA2OB4uzH_0
