Janë vetëm ndeshjet e para në grupe, por me siguri goli i shënuar nga italiani Zappacosta i Chelsea-t do të jetë në listën e më të bukurve të këtij sezoni.
Mbrojtësi i afruar në fund të merkatos te “Blutë e Londrës” ka realizuar një gol të jashtëzakonshëm në ndeshjen e vlefshme për Champions League ndaj Qarabag.
Zappacosta e mori topi në dalje të zonës së tij dhe pas një vrapimi për më shumë se 50 metra lëshon një goditje të befasishme nga një pozicion mjaft i vështirë duke mposhtur portierin kundërshtar. Megjithatë është mjaft e dyshimtë nëse lojtari ka tentuar të godasë portën, apo ka dashur ta krosojë topin për sulmuesit që ishin duke u futur në zonën në ato momente.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=14&v=-63VXJGihR0
