Video: Golem, 14-vjeçari shpëton nga mbytja

Dita

Një i mitur ka shpëtuar për mrekulli nga mbytja e ditës së sotme në plazhin e Golemit.

14-vjeçari ka mbetur mes dallgëve dhe më pas ka shkuar kushëriri i tij për ta shpëtuar, bashkë me një tjetër person.

Report tv ka sjellë momentin kur A.Gllava po rrezikohej të mbytej, ndërsa ndërhyrja e 44- vjeçarit dhe e shokut të tij ka rezultuar deçizive.

14-vjeçari është dërguar në breg me një kamerdare, ndërsa 44-vjeçari duket se ka dalë duke notuar me shumë vështirësi deri në mol.

Ky i fundit shprehet se teksa kishte hyrë në det për të shpëtuar djalin e mitur, ka rrezikuar të mbytet dhe vetë.

Në video shihet edhe prania e shumë personave, të cilët u kanë ofruar ndihmë.

Burimet bëjnë me dije se dy personat në fjalë janë dërguar në spitalin e Kavajës, ku kanë marrë ndihmë, dhe më pas janë larguar.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *