Publikohen pamjet nga momentet e grabitjes në aeroportin e Rinasit ku 3 persona të maskuar dhe të armatosur arritën që të vidhnin rreth një milion Euro të një banke të nivelit të dytë në pistë, teksa po transportoheshin nga terminali në avion me destinacion Italinë.
Report TV ka siguruar videon e grabitjes. Ajo është realizuar në vetëm 4 minuta, pasi në 14:23 minuta makina futet në aeroport, ndërsa në 14:27 minuta mjeti i kuq tip ‘Benz’ del nga porta. Sipas raportit të shërbimeve të sigurisë së aeroportit policia është lajmëruar vetëm një minutë pas grabitjes në 14:28.
Fillimisht njëri nga 3 autorët në 14:23 minuta zbret me shpejtësi nga makina, kapërcen portën e shërbimit të aeroportit që përdorej vetëm për raste të veçanta duke thyer kyçin duke e hapur për t’u futur me makinën e kuqe tip ‘Benz’.
Porta e shërbimit të aeroportit ishte e mbyllur vetëm me një kyç, që u shkallmua vetëm në pak sekonda nga grabitësit./REPORT TV

(Një nga grabitësit kalon gardhin dhe thyen kyçin e portës së aeroportit) Fotosekuenca

(Grabitësi pasi theu kyçin hap portën për t’u futur automjeti Benz) Fotosekuenca

(Makina futet në aeroport) Fotosekuenca

(Kyçi i thyer nga grabitësi i portës ku futen autobotet me karburant në aeroport) FOTO


(Makina tip Benz e kuqe me grabitësit futet në aeroport) Fotosekuenca

(Makina e bardhë, makina e shërbimit në aeroport e cila del pasi grabitësit futen në aeroport)

(Makina me grabitësit futen në pistën e aeroportit Nënë Tereza)

(Makina me grabitësit futen në pistën e aeroportit Nënë Tereza)


(Makina me grabitësit futen në pistën e aeroportit Nënë Tereza) FOTO

(Grabitësit largohen nga aeroporti nga e njëjta hyrje nga u futën)

Jepini fund firmave private Security,se ne vend qe te ruajne,jane kallauzi per cdo gje.Vjedhje e bankave,ndermarrjeve,deri ne vrasjet e bankjereve,kallauzet jane bashibozuket e rojeve private.Ndermarrjet le te paguajne policine e shtetit dhe kjo e fundit cakton police qe paguhen nga ndermarrjet.