Një grua që dukej se ishte me aftësi të kufizuara është zbuluar për mashtrimin e saj kur një autobuz e nxorri nga karrigia me rrota ku ishte ulur.
Pamjet e pabesueshme tregojnë një grua me karrige me rrota që përpiqet të dalë nga autobuzi por mbetet e bllokuar në dyert e tij. Ndërsa autobuzi nis të ecë me shpejtësi gruaja përplaset me një raft dhe bie në rrugë. Por ajo çfarë ndodhi ishte e pabesueshme.
Gruaja u ngrit në këmbë përpara autobuzit dhe nisi që të ecë pa pasur nevojë për ndihmën e askujt dhe shkon drejt karriges me rrota.
Ngjarja ka ndodhur në Meksikë por nuk dihet se kur. Mendohet se kjo është një metodë që përdoret për të mashtuar dhe përfituar para.
https://youtu.be/GaLxSsbdAaY
