Paris, vjeshtë 1967. “Dua që ti të shkruash për mua këngën më të bukur në botë”, thotë ajo dhe rrotullohet mes çarçafëve. Pastaj buzëqesh, kthehet nga ana tjetër e shtratit dhe fle.
Serge Gainsbourg ulet në pianon e stërmadhe në sallonin e shtëpisë së tij në Rue de Verneuil. Pas 2-3 orësh kthehet te shtrati. “Çohu, – thotë – dua të dëgjosh diçka”.
Ka fare pak imagjinatë brenda, por kjo është historia e lindjes së asaj që njihet si kënga e dashurisë më e bukur në botë – raporton DITA.
Bëhet fjalë për Je t’aime, moi non plus dhe gruaja mes çarçafëve është… Brigitte Bardot.
Paris vjeshtë 1969. Serge Gainsbourg dhe Jane Birkin janë çifti mitik i Francës së fundit të viteve ’60: Ai nouvelle vague kurse ajo swinging london, ai 40 vjeçar libertin, ajo 20 vjeçare naive. Ishin personazhet perfektë të kohës së tyre.
Publiku i adhuron, paparacët i ndjekin pas kudo. Sapo kishte dalë në qarkullim kënga që do mbetej përjetë në histori si kënga e tyre: Je t’aime moi non plus, një shpërthim poetik që kulmon me një stimulim pasthirrmash. Është orgazëm e vërtetë?
Në Francë skandali dhe suksesi plasin njëkohësisht dhe në xhiron e disa ditëve disku shitet në 5 milionë kopje. (jo Spotify, jo video, jo download: 5 milionë disqe të prodhuar fizikisht, të shpërndara dhe të shitura).
Në Anglinë e Jane, kënga u censurua menjëherë nga BBC dhe u ndalua shitja. Në Italinë katolike u dha alarmi për porno-foni. Disku censurohet nga RAI, Vatikani e ndalon, dhe më pas Prokuroria e Milanos urdhëron tërheqjen nga tregu.
Por efekti ishte i kundërt. Disku nis të shitet masivisht në mënyrë klandestine dhe transmetohej vetëm në Radio Monte Carlo e Radio Capodistria. Kini parasysh: Asokohe interneti nuk ekzistonte, e megjithatë ishte një sukses që mund të konsiderohet viral.

Por çfarë kishte ndodhur ato dy vjet? Përse Jane Birkin këndon këngën e Brigitte Bardot?
Ekziston një inçizim në të cilin Gainsbourg e këndon duet me Brigitte në 10 dhjetor 1967 në studion Barclay të Parisit. 4 minuta e 32 sekonda që ia vlen t’i dëgjosh.
Është më bombastik se version që kaloi në histori, sepse ashtu siç stimulon (apo nuk stimulon?) një orgazëm Bardot, nuk e bën dot askush.
Problemi është që Brigitte në atë kohë ishte e martuar me Gunter Sachs, miliarder zviceran: të publikoje Je t’aime moi non plus do ishte pranimi publik i një tradhëtie.
Regjistrimi mbeti sekret deri në 1986.
Dashuria mes Gainsbourg dhe Bardot ishte një flakë kashte: 3 muaj dhe ajo e la, pasi ra në një nga depresionet e saj të shpeshta.
Serge vihet në kërkim të një zëvendësueseje të Brigitte, në mos në zemrën e tij, të paktën në studio. Provon pak a shumë me këdo, si Marianne Faithful, pastaj Valérie Lagrange, më pas Mireille Darc etj. Fundi i lumtur mbërrin në vjeshtën e 1968 gjatë xhirimeve të Slogan, një film i Pierre Grimblat, të cilit i duhet njohur merita që prezantoi Serge Gainsbourg me Jane Birkin, e cila në atë kohë ishte një aktore anonime britanike.
Të dy urrehen për 48 orët e ardhshme, pastaj darkojnë bashkë dhe nuk urrehen më kurrë.
Ajo që vjen më pas është histori: Serge i dhuron Je t’aime moi non plus dhe Jane e bën të vetën. Në 1971 lind kënga tjetër Charlotte dhe me rradhë disa këngë të tjera që pasojnë njëra tjetrën në 13 vjet bashkëjetesë mes të dyve.
Derisa erdhën problemet e tij me alkoolin pastaj lodhja e saj me gjithçka dhe në fund ndarja.
Por ata mbetën një çift i kristalizuar në mit: “Mes meje dhe saj është përjetësi”, do të pranonte ai në 1990.
Serge vdiq në 2 mars 1991 dhe u varros me lotët e Jane dhe me Je t’aime moi non plus në sfond.
Titulli përmban një nonsens sublim “Të dua / As unë”.
Citon një deklarim të Salvador Dalì që lidhet me Pablo Picasson: “Picasso është spanjoll, edhe unë. Picasso është një gjeni, edhe unë. Picasso është komunist, as unë”.
Gainsbourg do t’i shpjegonte më vonë Lietta Tornabuonit në një intervistë për Europeo: “Vajza pohon: Të dua dhe ai përgjigjet: As unë”. Dmth të dy e dinë që ajo në realitet nuk është e dashuruar, thjesht beson se është pasi tentohet nga sensualiteti. Sepse në disa momente të caktuara, një grua një “të dua” nuk ia mohon askujt…”
b.m./dita

Femra pra !
Sigurishte qe s’do ta kishin per gje ,as te ngulin ate thik
ne gjoks e neser ne megjes ,kur ti perballesh rruges ,ben sikur nuk te shofin .
Njelloj sikur mos te kishe existuar kurr ne kte Bote !
mUNdem edhe un si mashkull ta beja te njejten gje .Si Ty . Te te thurja nji kurore Perendie e shtiresha se ti je ndjenja me e bukur qe ndonijiher kisha takuar un ne jete .Ajo ndjenja me e bukur qe te ben te kendoshe pakuptuar,pa ze ,textin sekret qe lexon Brenda kraharorit ,si te Jet ajo Lunica Donna per Te ,un Grand Amore . Por nuk eshte aspak ashtu .E ti kupton ,se ke mashtruar vetvehten dhe qendron e degjon perseri te njejten keng ,disa her ,perseri e perseri e preseri ,prane asaj shishe rakie ,deri ne momentin qe ti kupton ,se gjithcka eshte e pakuptimte e i zhgenjyer tund koken ,majtas djathtas ne shenje mohimi duke larguar shikimin trishtushem larg , shume larg ne humbetire e mbasi ke mbuluar fytyren me ato duart qe ti shkruajte kengen me te bukur per ate femer ,nen turpin e deshtimit ,ndihesh i dermuar ,nderkohe qe gjuha e mpir nga hidherimi i fliste vetem asaj endre, zhgenjimi .
Ishte hera e fundit qe e degjova ate kenge .Ndenja deri ne oren 2-mbas mesnate sa mbarova shishen qe kisha perpara ,per te shpresuar ne nji tjeter Bote .kte qe ne jetojme sot.
Ky cpifesire te kujton xhapikun.Ky ka qene i semure qekur ka lere.Natyra e ka krijuar dashurine per te shendetshimit,jo per gavernat sygelldoqe te spitaleve te Frances.Mendje e shendoshe ne trup te shendoshe-thote sunduesi i botes Rom
Lexoni komentin e Demo-s dhe pritni që të bëhet Shqipëria vend i qytetëruar!
Hahaha, dreqi, na e hoqi tere romantiken e shkrimit.
Po nuk e ka thene kot ai te filmi Koncert ne vitin 36. Ketu lulet e bukura i hane gomeret
Kenge e famshme per trasgresionin qe cfaqi ne ate kohe. Kjo eshte aresyeja e shitjeve te medha. Por asnje kritik muzike nuk e ngre ne piedestalin e me te bukures. Interpretimi sensual I Bordot eshte absolut ndersa I Jane eshte me pak se medioker
Perkthimi i titullit te kenges se ketij cifutit eshte ne shqip :-)te dua ‘ une hic fare .
Njehere Peter Pan duke luajtur ne oborr te huaj gjeti nje zhabe plot me ngjyra te bukura ne allci qe e kishin lene per te zbukuruar mjedisin aty rrotull.
Ai u gezua shume dhe shkoi gjithe hov me vrap me zhaben ne dore ne shtepine e tij duke deklaruar se tani ai gjeti celesin e lumturise edhe per shtepine e tij.
Sa shume u gezua familja e tij per te !
Tashme njihen lidhje / maredhenje te Tilla thjeshte sexuale ne Boten Franceze . Pikrishte edhe kjo kenge i referohet atij realiteti te asaj epoke . (Francezet e Duan fort sexin ,thone 😉 – Je T’aime !
Nji shprehje kontaverse , “Te Dua” i thot femra, qe pretendon kengen me te bukur kushtuar asaj ,qe neser te shifet pse jo ,nga opinioni si nji VIP – dhe ai qe e kupton e i thot -edhe un s’te Dua ! – A nuk do tingellonte me ironike keshtu ;
qe kur ajo ti thoshte Te dua -edhe ai ti pergjigjej ironik ; Edhe un ty Madam !
Por nejse . Nuk jemi ktu ne realitet per te diskutuar me shume mbi thenjet kontraverse te ciftit ,qe kenaqeshin ne sex ,por thjeshte per te diskutuar nji teme pse jo qe i takon kultures ,muzikes ,kenges ,filozofise feminile ,artit te sexualitetit francez ,pse jo . Vajza i thot kompozitorit bem nji kenge te ndjehem Vip -Ti mundet t’me kesh mua ne cdo krevat e cdo Hotel ,por “zemren time s’mundeta ta kesh kurr” ! – Tipike rruga qe ndjekin ne me te shumten e rasteve personat VIP !
A nuk eshte ashtu edhe ne Shqiperi ?
He pra ,ku jane ata te kulturuarit ,tipat kreative qe fshihen portaleve te mbushura me tregime nga me te ndryshmet ,ato pra ,inteligjentet ,qe kann bagazhin e nevojshem te diskutojne tema te ksaj natyre ,si ne gjithe shoqerite e Bites Europiane diskutojne . Perse fshihen ? – Cfar i ben ata kaq te pasigurte te japin nji koment .Ose noj nga ato artistet VIP – Me siguri do kishin dicka per te thene ne nji teme te tille .
A nuk ju ngacmon kjo kenge ,kaq elegante ne estravagancen e asaj storie d’amore ajo perzjerje lirik & melankoli ,e pastaj sex tema me e dashur per te gjithe ne sot ?
Mbi kte teme ,pra kte storie e kenge ,ka aq shume per te folur dhe do ishte vertet bukur sikur ,njerezit te flisnin hapur ,mos fshiheshin mbas monitorit ,sepse keshtu nen diskutime ,mendime eshte bere e mundur zhvillimi shoqerive ,duke folur hapur mbi gjithcka ,e ka ndryshuar po ashtu edhe menyra e te menduarit ne shoqeri , jo me metoda tinzare ,por te hapur .
( so ein verklemte hirn) 😛