Video/ Humbet bastin për Barcelona-PSG, kryetari i bashkisë ha miun para kamerave

Ornela

Kur Paris Saint-Germain fitoi 4-0 kundër Barcelonës në ndeshjen e parë të Raundit 16, sezonin e kaluar, kryetari i bashkisë së Mont-de-Marsan, Francë e kishte quajtur të pamundur eleminimin e PSG nga Champions League.

Charles Dayot shkroi në Facebook se do të hante një mi në qoftë se Barcelona do të arrinte që të eleminonte PSG në ndeshjen e dytë që do të luanin.

Për fatin e tij të keq kemi një përmbysje të rezultatit, pasi katalanasit arritën të korrnin një fitore të lavdishme 6-1 në Camp Nou.

Por të paktën Dayot është një njeri i fjalës. Atij iu deshën katër muaj për të kapërdirë humbjen dhe vendosi që të mbajë fjalën e dhënë.

Kryetari i bashkisë u ul në një tavolinë përpara kamerave dhe hëngri miun.

“Ka shijen e një lepuri,”-tha ai.

https://www.youtube.com/watch?v=eY8-LT1ycL8

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *