VIDEO/ I propozon të dashurit në publik, gjërat nuk shkojnë siç e kishte menduar

Gazeta Dita

Kishte menduar se kjo do të ishte dita më e bukur e jetës së saj pasi vendosi që ti propozonte të dashurit të saj për martesë në publik. Por gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç ajo e kishte menduar pasi është lënë e vetme, zemërthyer ulur në mes të rrugës në Santiago, Kili.

Në video shihet vajza e ulur në rrugë që thotë: “Dëshiron të martohesh me mua? Po apo jo?”

“Po dashuria ime,”-thotë djali, i zënë ngushtë nga deklarata publike e të dashurës dhe përkulet për të folur me të.

Por përgjigja e tij nuk ka qenë edhe aq entuziaste gjë që vajza e ka kuptuar. Video përfundon me të dashurin i cili mbledh sendet e tij dhe largohet duke e lënë atë në mes të rrugës vetëm.

Nuk dihet nëse çifti është pajtuar më vonë.

https://youtu.be/jkmeuyqqD98

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *