Një 28 vjeçar nga Kosova ka rrëfyer për mediat italiane se si shkoi në Siri për të luftuar dhe realitetin krejt ndryshe që ishte atje.
Pasi u kthye në Kosovë, në vitin 2013 u arrestua nga autoritetet vendase, ndërsa deklaron se është penduar për atë që bëri.
“Unë nuk jam terrorist. Shkova atje për të luftuar për të drejtën, por kam parë shumë familje siriane të masakruara”, thotë ky i ri, 28 vjeç, në një intervistë për kanalin ‘7’ italian dhe emisionin “Piazzapulita” të datës 7 janar 2016.
“Ne në Kosovë i kemi ende të freskëta kujtimet nga lufta dhe e dimë sa e rëndësishme është ndihma e komunitetit ndërkombëtar për të luftuar kundër regjimit”, thotë ai, në këtë intevistë, transmeton lajmi.net.
Derisa shpjegon se në Siri shkoi nga aeroporti i Prishtinës drejt Stambollit e nga aty është transportuar nga turqit për të kaluar kufirin me turko-sirianë, i riu koosvar e pranon se ka gabuar për rrugën që ndrëmori.
“Pastaj në fillim në Siri, kemi shkuar në Alepo, por në dy muajt e parë situata ishte deri diku e qetë, dhe passhë se grupet luftonin njëra me tjetrën”, thotë ai, transmeton Lajmi.net.
“Aty kishte pjesëtarë të ISIS-it, por jo aq shumë si mendojmë ne nga këtu”, ka rrëfyer ai për televizionin italian, duke treguar se andej ka qëndruar gati dhjetë muaj.
Situatën atje ai e përshkruan si shumë të rëndë, pasi thotë se ka parë përvec të tjerëve, edhe fëmijë të vrarë e masakruar, ky i ri deklaron se nuk dëshiron t’i kujtojë më ato që ka përjetuar.
Aktualisht ky person po mbahet në arrest shtëpiak, pasi konsiderohet si i penduar për veprimin që ka ndërmarrë.
Ai pret të gjykohet sipas ligjit të miratuar nga Kuvendi i Kosovës i cili u ndalon shtetasve kosovarë pjesmarrjen në një luftë apo konflikt të huaj, duke i ngarkuar me vepër penale.