VIDEO/ Irani sfidon Trump, teston raketën me rreze të mesme

Gazeta Dita

Irani deklaroi se ka testuar me sukses një raketë të re me rreze të mesme, duke i hapur kështu sfidë presidentit amerikan Donald Trump.

Lëshimi i raketës që ka një rreze 2,000 km u shfaq në televizionin shtetëror të Iranit, por është ende e paqartë se kur është kryer testi.

Presidenti Donald Trump kritikoi përpara Kombeve të Bashkuara programin e raketave të Iranit dhe marrëveshjen nukleare të 2015 të nënshkruar mes Teheranit dhe fuqive të mëdha.

Ndërkohë, presidenti iranian Hassan Rouhani deklaroi një ditë më parë se vendi do të rrisë kapacitetet ushtarake. Raketa e hedhur së fundmi nga Irani, u shfaq fillimisht në një paradë ushtarake në Teheran dhe është e aftë të mbajë disa koka raketash, sipas televizionit shtetëror iranian.

Shtetet e Bashkuara lajmëruan vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Iranit në korrik për shkak të programit bërthamor të vendit dhe mbështetjes së Teheranit për organizatat terroriste.

Pritet që në 15 tetor, presidenti Trump të dalë përpara Kongresit për të deklaruar nëse Shtetet e Bashkuara duhet të vijojnë t’i përmbahen marrëveshjes bërthamore dhe nëse Irani i ka përmbushur kushtet e parashikuara në këtë akord.

Gjatë seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, liderët amerikanë dhe iranianë kanë shkëmbyer komente thumbuese mes tyre.

https://youtu.be/QuaYTMnlJEc

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *