Gazetarja e BBC, Maryem Taoumi, e cila është me qendër në Bejrut po zhvillonte një intervistë kur ndodhi shpërthimi i madh që tronditi qytetin.
Reporterja ka rënë në tokë nga vala e shpërthimit e tmerruar, ndërkohë që në kamera shihen copëza xhamash.
Shpërthimi i madh në kryeqytetin e Libanit ka vrarë deri më tani të paktën 100 njerëz dhe ka plagosur më shumë se 4,000 të tjerë.
Presidenti Michel Aoun është shprehur se 2,750 ton nitrat amoniumi ishin ruajtur në mënyrë të pa sigurt në një depo në port për gati gjashtë vitesh.
Ai ka caktuar një takim urgjent me kabinetin, ditën e sotme për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dy javore.
Vendi do qëndrojë në zi për tre ditë, duke nisur nga sot.
Presidenti Aoun njoftoi gjithashtu se qeveria do të lëshojë 100 miliardë lira (50.5 milion, 66 milion dollarë) fonde të urgjencës.
Është raportuar se nitrati i amonit ka qenë shkarkuar nga një anije e ndalur në port në 2013 dhe më pas ishte ruajtur në një depo atje.
View this post on Instagram
j.l./ dita

Shumë shpërthime si ajo në Nju York kjo dhe shum të tjera do të mbesin enigma dhe të dyshimta mu si mbytja e Murat sulltanit në Mazgit
Ja ku te con budallalleku i burokracise.
Sikur me cokollata te ishte mbushur vaporri kontrabande,,Nje Doganier,zyrtar,drejtor porti i zgjuar,,e kthen prapsht vaporrin ,Sa ta shkarkoje ne port,te bllokoje magazinat,dhe ne fund te shkaktoje kete katastyrofe njerezore ..Po mire Zeni Berishes eshte nje karapel gjyzel se ka lindur idiot,por paska dhe bota .Po nuk e dine keta qe Nitrati Amonit eshte lende shperthyese.
Katundaret shqiptare me Nitrat Amoni sajoshin bumje exploduese per te hedhur ne ere kupolat,dhe per t`i marre hekurin.Pastaj mesuan te sajojshin bomba per te vrare peshqit,Disa zoti oi madh e i vertete i ndeshkoi ne vend te peshqve.