Një grua e dehur u filmua duke ecur mbi shinat e trenit teksa treni ishte vetëm disa metra larg saj.
Pamjet tregojnë gruan që lëkundet në këmbë mbi shina. Punonjësit e stacionit të trenit dhe pasagjerët në pritje të zënë në panik arritën të tërheqin femrën e dehur mbi platformë përpara se treni ta përplaste.
Ngjarja ka ndodhur në stacionin South Trains në Britaninë e Madhe.
Sipas raportimeve tani gruaja është nën kujdesin e profesionistëve mjekësorë.
