Video/ Ja kush e përloti Pirro Çakon

Dita

Kantautori dhe këngëtari Pirro Çako ka qenë sot i ftuar në emisionin “Rudina”, ku ka folur për marrëdhënien e tij më të birin.

Çako është shprehur se djali i tij, Antoni Çako edhe pse i ri në moshë ka filluar të kompozojë. Ai shprehu kërkesën e Antonit për të bërë sëbashku dy balada, dhe gjithashtu zbuloi se i djali ka nënshkruar një kontratë me një shtëpi diskografike në Suedi.

 “Muzikën house e lidh gjithnjë me djalin tim, ai në këtë zhanër është dhe unë e pëlqej tmerrësisht. Unë me Antonin flasim siç mund të flasë një prind me dashamirësi me fëmijët e tij. I kam thënë që duhet të bëjë një muzikë që të mos jetë me metra, por të peshojë. Në momentin që ti do ta bësh duhet të mendosh publikun, a do ta pëlqejë ai atë dhe të reagojë. Po e kape këtë çelës mund të bësh çdo gjë. Antoni bën rryma të ndryshme muzikore. Ai këndon dhe më ka thënë që do që të bëjmë dy balada bashkë. Ai është djalë i zgjuar, ka qejf të bëjë producentin. Antoni ka lindur dhe jeton në Paris. Tashmë ka bërë një kontratë me një shtëpi diskografike dhe mund të lëvizë në Suedi, por të shohim”, tha Çako.

Ndërkohë që fliste për marrëdhënien me të birin, u shfaq në ekran një videomesazh prej Antonit.

Babi çkemi. Po e bëj këtë mesazh nga rrugët e Parisit. Po të bëj këtë mesazh për të të thënë se sa krenar jam për ty, gjithmonë ta kam thënë, por është mundësia ta them sërish. Muzika jote është e pabesueshme, sa më shumë dëgjoj këngët e tua aq më shumë krenar jam për ty. Shpresoj që të bëjmë gjëra bashkë. Kohët e fundit s’kemi patur mundësi të bëjmë gjëra bashkë për shkak të distancës. Unë do të vij në Shqipëri shumë shpejt dhe do të kapim gjithë kohën e humbur”, tha Antoni në mesazhin e tij.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *