Video/ Ja si është grabitur supermarketi në Lezhë

Dita

Një supermarket në Lezhë është grabitur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Report Tv ka arritur të sigurojë videon, në të cilën shfaqet e tërë grabitja.

Gjithçka ndodh në pesë minuta. Në pamje shihen grabitësit e maskuar. Njëri prej tyre mban armë zjarri kallashnikov në dorë. Fillimisht “inspektojnë” marketin dhe më pas hapin dyert e futen brenda. Pamjet janë fiksuar nga kamerat e sigurisë së biznesit.

Grabitësit arrijnë të marrin kasafortën e biznesit, të cilën e ngarkojnë në një automjet dhe largohen me shpejtësi.

Katër autorët mbeten të paidentifikuar, ndërsa policia vijon hetimet.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *