VIDEO/ “Jam drejtor…”, qytetari shantazhon policin

Saimir Lleshi

Një shtetas u gjobit nga policia, teksa kishte parkuar në mënyrë të gabuar automjetin e tij.

Në videon e publikuar, personi në fjalë hiqet si drejtor dhe shantazhon punonjësin e policisë, çka tregon në një far mënyre edhe mentalitetin e qytetarëve kundër zbatimit të ligjit.

Biseda:

Qytetari: Unë jam drejtori, unë këtu e lë, këtu është trotuari i lirë. Veni gjobë për qejfin tuaj. Bëni si të doni si të keni qejf.

Polici: Po s’lejohet aty.

Qytetari: Shkruajeni bëni qejf edhe ju. Po ç’ja fusni kot or burrë, trotuari i lirë, çfarë kini me këtë makinën këtu?

Polici: S’lejohet në trotuar

Qytetari: S’lejohet këtu ëë? Çfarë komisariati ju merr juve 2?

Polici: Jo jemi nga drejtoria.

Qytetari: Jo mor jo ka një dicka, e vërteta e madhe është se ti hajde gjobite cdo ditë e këtu e ke prapë. Unë jam drejtori këtu dhe e lë makinën për arsye se trotuari është i lirë, me atë ska punë ai.

Polici: Nëse do ta konstatoj herë tjetër përsëri gjobë ke.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *