VIDEO / “Je budalla”, pyetja e gazetarit nxjerr nga vetja Trump: Fikini kamerat!

J L

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dalë nga vetja gjatë një interviste të dhënë për gazetarin Piers Morgan. Irritimi i ish-shefit të Shtëpisë së Bardhë erdhi teksa gazetari nisi ta pyeste për humbjen e zgjedhjeve të 2020-ës.

Një promo prej 30 sekondash e publikuar nga Morgan, tregon ish-presidentin duke e quajtur prezantuesin “të pandershëm” dhe “budalla”.

Gjatë intervistës, 75-vjeçari Trump, humb toruan kur Morgan i thotë se zgjedhjet e vitit 2020 ishin “të lira dhe të drejta” dhe se “ti humbe”.

Ish-presidenti përgjigjet: “Vetëm një budalla do ta mendonte këtë”.

Më pas Morgan e pyet Trumpin nëse mendon se është budalla, ai përgjigjet: “Po tani, po”.

Trump mendohet se po përgatit garën e tij të tretë për presidencën pas humbjes nga Joe Biden dy vjet më parë. Videoja, e cila premton “intervistën më shpërthyese të vitit”, përfundon me Trumpin që duket se largohet nga intervista me Morgan, duke i thënë ekipit të kamerës të “fikë kamerën”.

Intervista 75-minutëshe do të shfaqet të hënën në orën 20:00, ditën e fillimit të ndërmarrjes së re televizive të Murdoch.

Biseda nga videoja:

Trump: Unë mendoj se jam një njeri shumë i ndershëm … shumë më i sinqertë se ju, në fakt.

Gazetari: Vërtet?

Trump: Po

Morgan: Zgjedhjet ishin të lira dhe ti humbe?

Trump: Vetëm një budalla do ta mendonte këtë

Gazetari: Ti mendon se jam budalla?

Trump: Epo tani po.

Gazetari: Me respekt, ju nuk keni paraqitur provat e forta. Jeni shumë i pandershëm.

j.l./ dita 

Share This Article
12 Comments
  • hej,evi çoji njodnjë tub kremi për ta mbrojtur nga djelli këtë idiotin tënd,se të zë lemeria kur e shikon në këtë gjëndje!!
    ja kisha qu unë por nuk i di adresën,ti je si e shtëpisë dhe ai koqja me të cilin je martuar ti jep nja dy dollarë për një krem!!

  • “anticensure……” coji tubin e nenes apo te motres tende, se Presidenti Trump njihet per hamshore……

    • që jeni të dy bqirë këtë e dimë,por tashti e morëm vesh se kush nga ju të dy qënka hamshori!!

  • Pyetja e gazetarit nxjerr nga vetja Presidentin Trump. ???
    Kjo nuk duket vihet re ne dialog, Presidenti Trump e perserit dy here qe gazetari eshte budalla, e provokoj dhe mori pergjigje ekzakte.
    Pervec se gazetari eshte budalla duket qarte i shkreti edhe nga surrati qe eshte edhe DOWN.

    • gjo e trashë
      nuk ka si ta nxjerrë nga vetja,ai ka dalë me kohë!!ose më saktë,nuk ka qënë asnjëherë në vete!!

  • Xxx…prostituta “Stormy” (ne mos gaboj), e cila I perlau disa milione kur e akuzoi, deklaroi ne TV se Trampi jo vetem se nuk e trajtoi sic duhej per shperblim, por tha se ai e kishte… te vockel!!!

    • *****
      po ta kishte të madh,nuk do ngrefej si gjel!!
      që e kanë thënë tëra kurvat që e ka të vogël e kanë thënë,por kjo super kurva XXXL po e thotë se e ka të vogël por intensiv!!përndryshe nuk e quante hamshor!!

  • Gazetari eshte i kenaqur qe Trumpi reagoi ashtu se do i rrise audiencen.Keta shahen dhe jane perseri shoke .
    Trumpi i tha budalla, po Pirsi e ka quajtur monster.
    Kane qene te dy ne serialinThe Apprentice ne Amerike, por vete Pirsi eshte britanik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *