Cristiano Ronaldo nuk e pranon lehtë humbjen. Jo më kot ishte një nga lojtarët më të nervozuar të Juventusit në sfidën e fundit ku “Zonja e Vjetër” humbi 2-0 në transfertën e Romës. Sulmuesi portugez u përplas verbalisht me kapitenin roman Alessandro Florenzi.
Në debat e sipër, CR7 i vuri në dukje rivalit të tij diferencat fizike mes tyre.
“Je shumë i vogël për të folur”, i thotë Ronaldo kapitenit të Romës, duke ndezur më shumë irritimin e këtij të fundit. Pas ndërhyrjes së arbitrit dy futbollistët u sqaruan, por vetëm për momentin.
Pas ndeshjes Florenzi, i cili shënoi edhe golin e epërsisë për Romën, nuk harroi të sulmonte sërish portugezin.
“Ai është Topi i Artë dhe mendon se ka të drejtën të bëjë çfarë të dojë”, është shprehur futbollisti i Romës.
j.l./ dita
