Video/ Ka pirë kokainë apo është ftohur? Trump masakrohet nga komentuesit

Elton Tafaruci

Pak pas nisjes së debatit presidencial midis kandidatëve Hillary Clinton dhe Donald Trump në SHBA, shikuesve iu ka rënë në sy një gjest, i përsëritur nga kandidati republikan gjatë gjithë mbrëmjes.

Trump është vënë re teksa rrufiste hundët gjatë gjithë kohës, ndërsa për këtë është vënë në shënjestër të kritikave nga shumë komentues në mediat sociale.

Disa prej tyre kanë vënë në pikëpyetje shëndetin e tij, duke shtuar se veç taksave Trump është duke i fshehur publikut edhe diçka tjetër.

Ndërkohë, Howard Dean, ish-kandidat për president, ngre pyetjen: “Vini re se si Tump rrufit hundët gjatë gjithë kohës. Përdorues kokaine ndoshta?”

Në debatin e parë mes kandidatëve presidencialë, u vu re një Donald Trump i tërhequr në mbrojtje, ndërsa kandidatja demokrate Hillary Clinton, pavarësisht problemeve dhe akuzave, arriti ta menaxhonte mjaft mirë debatin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *