VIDEO/ Kasapi shqiptar fitonte 50 mijë euro në javë duke shitur…

Dita

Një i ri shqiptarë ka rënë në pranga të policisë Italiane pasi në bashkëpunim me një vajzë italiane kryenin aktivitetin e trafikut të drogës.

Shqiptari punonte si kasap pranë një supermarketi në Alassino, ndërsa vajza punonte si shitëse. Deri këtu gjithçka është në rregull, por pas fshihnin një rrjet të gjerë të trafikut të kokainës

Policia italiane ka arrestuar shqiptarin Erald Dedej, 28 vjeç, banues në Alassio si dhe 25 vjeçaren italiane Maria Martina De Nicolo Volpe.Trafiku i drogës që bënin të dy bashkë u vlerësuar 50 mijë euro në javë.

Kokaina trafikohej në Savona dhe në Imperia. Nga operacioni i koduar “Tender Meat”, policia ka konfiskuar më shumë se 4 qese me peshë të ndryshme kokaine, rreth 10 mijë euro, para të fituara nga trafiku i drogës si dhe një BMË.

Hetimet

Policia italiane bën të ditur se përreth dy muaj e gjysmë ka vijuar hetimet për rastin në fjalë.

Por vetëm mëngjesin e sotëm ata arritën që të godisni në “shenjë”, duke zbuluar një qendër e tregtimit me pakicë të kokainës.

Të dy të arrestuarit blinin sasi të ndryshme droge përfshirë kokainë dhe marijuanë dhe më pas ndanin fitimet.

Personat në fjalë ishin shumë të kujdesshëm kur flisnin në telefon dhe kodet që përdornin ishin  të profesionit të kasapit që përshtatej me punën që bënte i riu nga Shqipëria. Ata përdorin emra të ndryshëm të mishit.

Kështu, kur porositej biftekë “Fiorentina”, kihej parasysh 20 gram kokainë, bërxolla e viçit ishte 10 gram kokainë e ndërsa kur flitej për brinjë të viçit, kihej parasysh 5 gram kokainë. Fatura e prerë nënkuptonte shumën që duhet të paguante klienti.

Pas aksionit për arrestimin e çiftit, policia italiane gjeti një garazh në Laigueglia në përdorim të gruas, e cila kryente ruajtjen e drogës.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar 4 kg kokainë, një kile marihuanë, materiale për prerje dhe paketimin e drogës, etj.

Gjatë një kontrolli në banesën e shqiptarit, policia gjeti edhe sasinë e parave prej 10 mijë eurosh, të ardhura nga shitja e drogës. Të pyetur nga gjykatësit, çifti nuk ka preferuar të flasë./a.ç

Share This Article
1 Comment
  • Nje gje nuk kuptohet, ne titull shkruhet qe fitonte 50 mije euro ne jave, ne brendesi te shkrimit thuhet qe trafiku i droges vleresohen ne 50 mije euro ne jave.
    Shoku gazetar Fitimi nga xhiro e realizuar kane nje dallim shume te madh, por ti kaq di kaq shkruan, me keq ai qe te redokton dhe kush e boton.
    Nje verejtje ; emrat dhe mbiemrat e trafikanteve jepen, por me cfare te drejte fytyrave te ndyra te trafikanteve u fshihni fytyren duke u vene nga nje pulle.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *