Ky është momenti i dhimbshëm kur një këlysh ariu kafshon mjekrën e një gruaje të re pasi ajo sapo kishte ngrënë një sallatë me salmon.
Këlyshi ishte me pronarin e tij, i cili po e përdorte atë si një mjet për të joshur kalimtarët që të paguanin për të bërë foto, kur gruaja në video, Madina, u ul për një foto.
Këlyshi i uritur iu afrua asaj me një ndërsa Madina buzëqeshte në një park kryesor në qytetin rus të Groznit.
Por këlyshi i ariut mundi të ndiente erën e sallatës së salmonit që sapo kishte ngrënë dhe papritur iu hodh duke e kafshuar në mjekër, shkruan Daily Mail.
“Kafsha e gjorë ishte e uritur”, tha ajo më pas. “Ariu i vogël u ngjit tek unë duke qarë. Kur ai m’u afrua pranë fytyrës, desha ta hiqja, por për shkak të urisë, refleksi i tij filloi dhe më shtrëngoi dhëmbët në mjekër”, vijoi ajo.
“Ata nuk mund ta hiqnin atë nga unë.”
j.l./ dita
