Efektivët e seksionit “Shqiponja” hapin krahët për njerëzit në nevojë.
Çunat e forcave speciale “Shqiponja” tregojnë që nuk janë vetëm për të ruajtur rendin dhe sigurinë në vend.
Duke parë temperaturat e acarta që gjatë natës arrijnë deri në -5 gradë celsius, këta djem kanë marrë iniciativë të ndihmojnë me ushqim dhe batanije të gjithë të pastrehët që kanë parë në rrugë gjatë patrullimit.
Në videon e publikuar nga “Jeta Osh Qejf”, tregohen efektivët e turnit të tretë kanë ndihmuar një të pastrehë me batanije për t’u mbuluar, ushqim e çaj të ngrohtë! Këta e meritojnë shprehjen “Bravo çuna”.
https://www.youtube.com/watch?v=TTRgRhD_ekM
