Me sa duket misteri i ekzekutimit të ish efektivit të policisë, Santiago Malkos në kryqytet disa ditë më parë po zgjidhet ngadalë.
Pas gjetjes së automjeteve të përdorura në këtë atentat, një person është ndaluar.
Ditën e sotme, ABC News ka bërë publike edhe pamjet e ndjekjes së makinës së Malkos nga atentatorët, pak sekonda para ekzekutimit.
26-vjeçari u qëllua me breshëri nga xhami i pasëm i një Mercedes-Benz, që e ndiqte në rrugën e Porcelanit. Ekzekutori më pas u largua me një mjet tip Volksëagen.
Autorët që ekzekutuan Santiago Malkon e ndiqnin nga një distancë shumë e afërt makinën e tij në momentet para atentatit.
Kjo duket qartë në videon e marrë nga kamerat e sigurisë, ku shfqet lëvizja e të dy automjeteve pak sekonda para vrasjes së ish-policit si dhe momenti i ekzekutimit të tij.
e.ll./dita
