Nuk ishte një sezon i mirë ky që u mbyll për Arsenal-in. Retorika konstante “Wenger rri, Wenger ik”, ndikoi gjithashtu negativisht në ecurinë e klubit.
Për herë të parë në karrierën e tij në Emirates Stadium, Arsene Wenger përfundoi jashtë top katërshes së Premier League-s, që do të thotë se Arsenal-i nuk do luajë në Ligën e Kampioneve në sezonin tjetër. Hera e parë në më shumë se 20 vjet drejtimi të xhentëlmenit francez. Por nuk shkoi gjithçka keq. Wenger udhëhoqi të tijtë drejt një rekordi në historinë e futbollit anglez, fitoi FA Cup numër 13.
