Rusia ka pushtuar qytetin e saj të parë të madh në Ukrainë, pas një jave luftimesh, në Kherson, një qytet rajonal me 300,000 banorë në Detin e Zi – tani nën kontrollin e forcave të Putinit.
Igor Kolykhaiev, kryetari i bashkisë së qytetit tha në një përditësim rreth orës 01:00 se ‘vizitorët e armatosur’ kishin sulmuar një mbledhje të këshillit dhe kishin vendosur rregulla të reja duke përfshirë një shtetrrethim të rreptë dhe u kërkoi qytetarëve t’i ndiqnin ato.
Por nuk ishte aspak e qartë nëse forcat ukrainase ishin tërhequr plotësisht, teksa Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar tha se situata është ‘e paqartë’.
Nëse Kherson është nën kontrollin e plotë rus, atëherë i hapet rruga ndaj një sulmi edhe Odesës – qyteti port kryesor i Ukrainës dhe baza kryesore detare.
Zyrtarët amerikanë paralajmëruan se një sulm i madh nga deti mund të ndodhte më vonë gjatë ditës.
j.l./ dita
