Video/ Kokainë dhe heroinë, kapen 4 shpërndarës në Tiranë

Elton Tafaruci

Gjatë një operacioni në kryeqytet policia ka sekuestrohen 39.2 gr kokainë, 3.8 gr heroinë, 2.8 gr kanabis si dhe 1.620.500 lekë të reja, ndërsa ka arrestuar 4 persona, 2 ndiqen në gjendje të lirë, 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Të arrestuar janë Erjon Shehu, Xhevair Ahmetaj, Mariglen Ahmetaj dhe Kozma Pire.

Sipas policsië, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në disa zona në Tiranë.

 

Deklarata e policisë

Finalizohet me sukses operacioni “Përsëritësi”

Në pranga 4 shtetas.

Gjithashtu ndiqen në gjendje të lirë 2 persona si dhe 2 të tjerë janë shpallen në kërkim

Sekuestrohen 39.2 gramë Kokainë, 3.8 gramë Heroinë, 2.8 gramë Cannabis Sativa, si dhe 1.620.500 lekë të reja

Më datë 26.05.2017, Specialistët e Seksionit për Narkotiket dhe Seksioni për Operacionet Speciale, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë finalizuar operacionin “Përsëritësi”, ku pas një pune disa mujore është arritur të dokumentohet me prova ligjore veprimtaria kriminale, në fushën e narkotike, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Erjon Shehu, 23 vjeç, banues në Tiranë

Xhevair Ahmetaj, 41 vjeç, banues ne Tiranë, i dënuar më parë

Mariglen Ahmetaj, 19 vjeç, banues në Tiranë

Kozma Pire, 23 vjeç, banues në Tiranë

– Si dhe janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit:

R. S., 29 vjeç, banues në Tiranë

R. K., 20 vjeç, banues në Tiranë

– Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasve R. B. dhe L. T., banues në Tiranë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojeve “Kokainë, Heroinë dhe Cannabis Sattiva”, në zona të ndryshme të Tiranës.

Në kohë dhe vende të ndryshme, këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 39.2 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë.

– 3.8 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë.

– 2.8 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

– 3 automjete të markave të ndryshme.

– Shumat monetare prej, 1.620.500 lekë të reja, 100 dollarë dhe 50 euro.

– 10 telefona celulare të markave të ndryshme.

– Një peshore elektronike

Materialet e proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *