Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra prokurorin Dritan Gina, pasi zbuloi probleme me pasurinë dhe figurën e tij
Ndërsa trupi gjykues i KPK-së po jepte vendimin në mungesë të tij, prokurori Gina refuzoi të kontrollohej nga Garda e Republikës dhe u përpoq të hynte me forcë në sallë.
Siç shihet edhe nga pamjet, prokurori krijoi përplasje me oficerët e Gardës Republikës, duke u futur pjesërisht në sallë.
Garda nuk e ka lejuar ish-prokurorin të futet në sallë teksa po komunikohej vendimi ndaj tij, pasi nuk pranoi t’i nënshtrohej kontrollit dhe nuk kishte me vete kartë identiteti.
Gina ka ushtruar detyrën si prokuror në Lushnjë, Durrës, Elbasan dhe së fundmi në Tiranë.
Në 2018, së bashku me bashkëshorten e tij Rovena Gashi, u pezulluan nga prokurorja e Përgjithshme e asaj kohe, Arta Marku nga ku më pas nisi dhe hetimi për fshehje pasurie.
Gina u shkarkua sot nga KPK për mosjustifikim të pasurisë.
j.l./ dita

Ky qenka trim i madh.
Nuk e di ky qe gruaja e tij, ishte …?