VIDEO – Akademikët: Libri i Fevziut del në mëngjes për t’u lexuar, e pasdite përdoret për gjë tjetër

Dita

Reklamimi në mediat dhe shitjet në Panair të librit të Blendi Fevziut kushtuar Ahmet Zogut kanë lënë të habitur edhe akademikët që kanë qenë sot për një vizitë në shtëpinë e historianit të njohur Kristo Frashëri.

Siç raporton A1 Report, edhe profesor Kristo Frashëri, i cili po i afrohet 100-vjetorit të jetës, shfaq habi me publicitetin që i bëhet librit të Fevziut, madje edhe numrit të shitjeve, nuk mungojnë as batutat nga akademikët.

 Ja biseda mes prof. Kristo Frashërit dhe akademikëve:

Kristo Frashëri: Si është e mundur që ka bërë Blendi Fevziu një libër për Zogun, dhe po buçasin mediat ditë e natë, dhe shtëpitë botuese ditë e natë për librin e tij kushtuar Zogut. Po si ka mundësi që para tij bile doli libri im mbi Ahmet Zogun dhe nuk flet njeri, nuk shkruan njeri.

Akadamikët: Ka mundësitë ai, ka mjetet.

Kristo Frashëri: Ditën e parë u shitën 5 mijë copë, u shtypën e prapë u shitën ditën tjetër 5 mijë të tjera, tani po punojnë orë e çast gjithë natën për të shtypur 5 mijë të tjera.

Akademikët: Profesor mos u beso atyre.

Akademikët: Është interesi i madh për Zogun.

Kristo Frashëri: Atë nuk e them, për pjesën “mos e beso”, se Ministria e Financave i ka veshët ngritur të marrë TVSH-në.

Akademikët: Ai i Blendit është si punë e gazetave, dalin sot në mëngjes, e në darkë përdoren për gjë tjetër. Gazetë është, jo nivel.

Kristo Frashëri: Atë nuk e them dot.

Akademikët: Edhe gazeta ka vlerën e vet, por libri ka vlerën e vet, është i pazëvendësueshëm.

Kristo Frashëri: Edhe libër e ka, s’e ka gazetë.

Akademikët: Unë e krahasova me gazetë, se gazetar është përderisa s’i citon dokumentet, nuk i referohet kritereve shkencore bazë, gazetë është.

 

Share This Article
19 Comments
  • Tellalli klan bertet , kush ka koken zbathur ne floke e ne mend , kush ka kohe e para haram yxhym me ble librin e dyte te historianit rrenaxhi Blend Fevziu mbasi uli Enverin ne te parin , ne te dytin ka zbukuru Zogjin , aferim o blend Nastradini i kohes sone .

  • Fevziu eshte k..i synet,po i bejn reklam legenat dhe ben si hero kombetar ai koke syneti.Kujtojani qe serbet ja nderuan Esatin prape,i cuan prape lule,si do i coin dhe fevzos per merita te larta ne UDB

  • Te lumt O Blendi me vjen mire per ty qe ke nje shitje massive duket se populli jone tani e ka kuptuar qe te din te mirat por edhe te metat e Mbretit Zog qe po te kishte qene ne fuqi do ishim ken ndryshe tamam si nje shtet evropian I perparuar shikoni mbreterit e vendeve te tjera ,U ba nami se po udhtojme pa viza gje qe eshte , por ne kohen e Mbreteris udhtonim me pasaport ne gjith boten na njifte bota si shtet demokratik dhe perendimor ndersa sot mbas 80 vjeteve po u duhet pushtetarve tone te trokasin ne cdo dere ,, te na marrin mbrapa ne familjen evropiane , sepse deri dje ishim me nenen Rusi dhe babi stalinin , ku ku per ne,, cfar rrace injorante jemi e zeza a vetvetes I thohet nje fjal, sa per keta komunistet le ti bjen daulles se e kan kot

  • Populli shqiptar e kerkon historine ne forme hamburgeri,pa dokumenta,pa referenca,Por me shume fotografi,shume sensacione,Nuk e do pike e pare nga Kristo Frasheri,por te holluar me sherbet aromatik, me ngjyra,me xixa,,nga Blendi Fevziu.Dhe pastaj habitemi si votoi ky popull per Berishen!

  • Jane vertet disa shurrana qe gjysen e bejn ne pantallona e qe veten quajn vetereran qe edhe ne hale qajn per njeriun ma te poshter diktatorin E Hoxha.Mendoj se kta do jen mbi 95 vjec.Se 70 vet u bene nga okupimi i te pa feve komunistet e felliqur.

    • Mark.uk :
      Libri i Fevziut per ESATIN DHE ZOGUN , ka sukses vetem ne serbi .
      Esatin e Fevziut SERBET E KANE HEROIN E TYRE.
      Rradhen e ka ZOGU te behet hero i serbise .
      Pastaj kur te iki nga kjo dynja NASTRADDINI , EDHE KETE serbet do ta bejne deshmor .
      Kurse per kontributin tende çetniket serbe do te kendojne Kenge .
      Vetem ngrihe pazari me Leka , mos puno Falas per serbet .

  • “AKADEMIK” ESHTE TITULL I KOHES SE QEPES TE RUSISE BOLSHEVIKE

    prandaj edhe “AKADEMIKET” shyptare jane te Kohes se Qepes te Enver Hoxhes, te cilet eshte fare e qarte pse nuk mund te kuptojne ligjet e Tregut te Lire Kapitalist ne te cilin mekanizmi qe percakton prodhimin dhe shitjen nuk eshte Partia e Punes, por

    OFERTA DHE KERKESA

    Prandaj edhe libri per Ahmet Zogun i Mamuthit te Enverit Kristo Frasheri mbledh pluhur ne depot e botuesve dhe nuk shitet, nderkohe qe libri i Rufjanit Blendi Fevziu po kollofitet si petlla taze.

    • Nastruddin :
      Mos e ha fjalen si me pas hanger nje salçiçe .
      Po mbaje fjalen qe na ke dhene :
      RRogen e fundit nendor 1944 do na i japi gjermoni apo jo ?
      Perrallat e Fevziut dhe perrallat e tua Vlejne per ti Lexuar kur te ze Kapsilliku .
      Njerzit qe i blejne jane Kaps o Nastro , nga Demokracia jote qe PREDIKON pa u lodhur .
      Shkruaj diçka per Punen o nastro , drejtesine ………….. Lekat
      Dhe leri pelivanlleqet si Aktor cirku .
      Mbulohu , mire , dhe kujdes gishta se te jane bere me kallo nga tastiera e Kompiuterit .

  • Eshte fare normale:nje shoqeri e pacivilizuar ,me karakter rural, te tille libra pa vlere do te pelqeje.Ne vend te kalit ,perkedhel gomarin.Vetem po te ndodhte ndryshe do te ishte cudi.

  • Reklama shet mallin ! Po nese do ishte liber kot , nuk do kishte keto shitje . prandaj mos flisni si e jema e zeqos ne maje te tepsise . Edhe vete Profesor Frasheri nuk e pranoi ate humorin e atij langaraqi . Biles , Profesori tregoi edhe nje here tjeter qe ka qene dhe ngelet nje fisnik i vertete .

  • Durim.Kur del ne pazar sheh sende qe shiten mbi tezge dhe qe jane vare,ato qe nuk shiten digjen ne zjarr.Sot shkruajne e flasin te mençur e te marre,ata qe kane studiuar auditoreve e bibliotekave dhe ata qe kane jetuar si shpellar duke veshtruar se ç’ndodh mbi trotuar.Lum ata qe nuk hutohen ne kete civilizim rrumpalle,ku politika si tani edhe me pare na damkos me vulen e budallallekut ne balle.!

  • Libri per A. Zogun po blihet e lexohet. Kjo i paska prishur qejfin plakut matuf K. Frasheri dhe palo-akademikeve te tjere enveriste te thare nga trute qysh kur vdiq Enveri. Pikerisht se sulmohet nga keto fosile diktature ky liber do blihet e lexohet.

  • Kristo Frasheri ishalla jeton edhe shume vjet per te mirat qe i ka bere kombit te vet. Ne histori mbeten akademiket ndersa cingijet si puna e ketij Fevziut, vlejne vetem per mejhane dhe kur plaken cingijet zakonisht vrasin vehten

  • Nuk e kuptoj pse nuk vehen emrat e njerezve po grupimi “Akademiket”, a thua se jane nje grup i vecante dhe i ngritur qe ka te drejten e percaktimit te cilesise. Vete Kristo Frasheri nuk ja ka pranuar komentet “akademikeve” pa emer. Secili ne demokraci flet ne emer te vet duke marr persiper edhe ato qe thote.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *