VIDEO/ Kryeministri surprizon lojtarët e Kombëtares

Elton Tafaruci

Kryeministri Edi Rama, pas përfundimit të takimit Rumani – Shqipëri ka ndarë në faqen e tij në Facebook një video të realizuar në dhomat e zhveshjes ku bisedon ekipin e Kombëtares në telefon.

Rama dëgjohet teksa i komunikom kuqezinjve se të gjithë do të paisjen me pasaportë diplomatike ndërsa në mes të euforisë dhe gëzimit nuk mungojnë as batuta tepër gazmore mes palëve.

Kryeministri Rama: Atëherë, e para e punës, që nga presidenti Duka, të gjithë lojëtarët e deri tek delegacioni keni pasaportë diplomatike.

Futbollistët: Po makinën e Kaçes?

Kryeministri: Edhe makinë për Kaçen edhe traktor për Mavrajn..

Mavraj: Po unë nuk kam nevojë për traktor..

Futbollistët: Bravo, bravo! Feleminderi shumë, faleminderit.. Edi Edi…

Gashi – Kryeminstrit: Të hengsha zemrën!

Përveç pasaportave, ditën e sotme qeveria shqiptare i ka akorduar skuadrës kuq e zi, një shpërblim prej 1 milionë eurosh. Veç kësaj, Kombëtarja do të përfitoje 1 milionë euro të tjera nga UEFA, e cila e ka përcaktuar këtë vlerë si shperblim per cdo skuader qe arrin fitore ne Europian.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *