Video / Kupa e Amerikës humbet Brazilin, e eliminon një gol me dorë

redaktor

Kupa e Amerikës ka humbur një nga favoritët e saj kryesorë.

Brazili i Karlos Dungës nuk ka mundur të kalojë grupin, pas humbjes shokuese ndaj Perusë, me rezultatin 0-1, por ka pasur shumë polemika, sepse goli i Raul Ruidiaz duket se është shënuar me dorë.

Brazili ka protestuar shumë dhe gjyqtari, pasi disa minutash këshillim me asistentët e tij, e ka quajtur të rregullt golin.

Mjaftonte edhe barazimi për të kaluar më tej, por brazilianët kanë pësuar një gol në pjesën e dytë dhe nuk kanë mundur të barazojnë, ndërkohë që Ekuadori ka fituar thellë me Haitin dhe është kualifikuar. K

jo ishte ndeshja e dytë në grup, që Brazili nuk arriti të shënonte gol,  pasi në debutim barazoi 0-0 me Ekuadorin.

Një disfatë e madhe për kombëtaren braziliane dhe menjëherë kanë shpërthyer kritikat për trajnerin Karlos Dunga, por edhe për futbollistët.

Kombëtarja e “sambës” humbi disa nga yjet e saj para nisjes së turneut, por ky nuk është justifikim për një dështim kaq të madh.

Ndoshta fitimi i Kupës së Amerikës nuk ishte i sigurt, por eliminimi që në grup as që mund të imagjinohej në Brazil dhe jo vetëm.

https://www.youtube.com/watch?v=wSxoydNT_jw

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *