VIDEO/ Kupa e Botës “Katar 2022”: Shorti LIVE, spikat Gjermani-Spanjë

Amelda Amelda

Rrugëtimi në Botërorin “Katar 2022” përcaktohet nga goglat e tërhequra në Doha. Ky kompeticion nis më 21 nëntor 2022 dhe përfundon më 17 dhjetor.

Nga hedhja e shortit përcaktohen 8 grupet me nga 4 skuadra. Në raundin e të 16-ve kalojnë ekipet e renditura të parat grup.

GRUPI A: Katari, Holanda, Senegal,
GRUPI B: Anglia, SHBA, Iran,
GRUPI C: Argjentina, Meksikë,
GRUPI D: Franca, Danimarka

GRUPI E: Spanja, Gjermania
GRUPI F: Belgjika, Kroacia
GRUPI G: Brazili, Zvicra,
GRUPI H: Portugalia, Uruguai,

FIFA kishte përcaktuar më parë se si do të shpërndaheshin ekipet nëpër vazo, që janë si më poshtë:

VAZO 1: Katar, Belgjikë, Brazil, Francë, Argjentinë, Angli, Spanjë, Portugali,

VAZO 2: Danimarkë, Holandë, Gjermani, Meksikë, ShBA, Zvicër, Kroaci, Uruguai

VAZO 3: Senegal, Iran, Japoni, Marok, Serbi, Poloni, Kore e Jugut, Tunizi

VAZO 4: (Australi/UAE/Peru), (Zelanda e re/Kosta Rika), (Ukrainë/Skoci/Uells), Arabia Saudite, Ekuadori, Gana, Kameruni, Kanadaja

29 ekipe e kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën e grupeve dhe në qershor do të përcaktohen edhe tre ekipe e tjera.

Fituesi i Ukrainë-Skoci do të përballet me Uellsin, për të përcaktuar skuadrën tjetër europian në “Katar 2022”.

Gjithashtu do të zhvillohen edhe “play-off”-et ndërkontinentale, Zelandë e Re-Kosta Rikë, si dhe fituesi i Australi-UAE do të ndeshet me Perunë për një vend në Botëror.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *