Një makinë buzë rruge me një gomë të shfryrë dhe një burrë, i cili pret që dikush të ndalojë dhe ta ndihmojë.
Ai pret, koha kalon, makinat kalojnë dhe askush nuk ndalon. Kalojnë dy orë dhe më në fund një burrë ndalon.
Shoferi që ofrohet ta ndihmojë quhet Eric. Është një djalë fytyra e të cilit ka shenja djegieje të shkaktuara nga zjarri që shkatërroi shtëpinë e tij, i vrau qenin dhe shkatërroi gjithçka që kishte.
Duke ndihmuar shoferin për të rregulluar gomën, Eric tregon historinë e tij dhe i shpjegon shoferit fatkeq se po shkonte për një vizitë që të shihte gjendjen e plagëve të tij.
Por djali në rrugë nuk është një shofer në vështirësi, por Brian Palazona i kanalit You Tube Hammy TV, që po bënte një eksperiment social për të parë se kush do të ndalonte ta ndihmonte.
Ai që e ndihmoi ishte një djalë që duhet të luftonte me probleme më të mëdha se sa një gomë e shfryrë. Gomat e makinës së tij ishin në rregull, por jeta e tij kishte marrë flakë.
Duke qenë se bëhej fjalë për një eksperiment, e gjithë skena është regjistruar nga telekamerat dhe pastaj videoja është ngarkuar në kanalin YouTube HammyTv.
Historia e Eric ka prekur mijëra njerëz dhe falë fushatës në GoFundMe ka arritur të fitojë 200 mijë dollarë.
Kështu bujaria e tij e ndihmoi që të rifillonte një jetë të re. /Dita/
Una buona azione viene sempre premiata
Posted by HuffPost Italia on Monday, 12 October 2015

NE LIBRIN E SHENJE SHKRUHET.”Jo vetem te ndihmosh dike , por sa ta çosh ne mendje ZOTI TA KA GATI SHPERBLIMIN”….
Po por nuk ka parasysh shqiptaret qe e kane si shprehje ” Ty qe me ndihmon mu te befte Zoti gazep”