Video/ Kur qytetari nuk do t’ia dijë për politikën

Elton Tafaruci

Me sa duket është një nga ata njerëz që nuk do t’ia di për politikë. Bëhet fjalë për një berber në Amerikë, tek i cili shkoi për t’u qethur kandidati republikan për zëvendës/president të SHBA.

Kandidati Mike Pence ishte i shoqëruar nga gazetarë jashtë berberhanes, teksa shkoi për t’u qethur tek Henry Jones në Nirristown gjatë së martës.

Kandidati po bënte fushatë në zonë, ndërsa biseda me berberin u transmetua live në Facebook.

Një pjesë e bisedës u zbardh nga gazetarët, ku berberi e pyet për emrin kandidatin në radhën e republikanëve. Mike Pence është njëkohësisht edhe Guvernatori i Indianës.

Pence: Ju keni qenë në këtë vend që nga ’92?

Jones: Po

Pence: Ky është një vend i mirë

Jones – Emri juaj është?

Pas kësaj, Mike Pence duke i shtrënguar dorën i është përgjigjur: “Unë jam guvernatori i shtetit të Indianës, dhe jam duke kandiduar për zëvendëspresident të Shteteve të Bashkuara”.

 

https://www.youtube.com/watch?v=icNWeUikFko

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *