VIDEO/ Kuvajt, deputeti liberal vdes gjatë seancës parlamentare

Saimir Lleshi

Një deputet liberal në Kuvajt ndërroi jetë në sallën e Parlamentit teksa po zhvillohej seanca plenare. Deputeti Nabil el Fadil, ka lindur në vitin 1949, ndërsa u bë deputet në vitin 2012.

Ai i përkiste partisë liberale, ndërsa propagandonte legalizimin e alkoolit në vend. Kuvajti është vend me shumicë myslimane, ndërsa alkooli nuk lejohet në ambiente publike.

Deklaratat e tij kanë shkaktuar jo pak polemika në vend. Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, por me shumë gjasë mund të ketë pasur një atak kardiak. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *