VIDEO / Ky është hajduti më i shpejtë i Porsche-ve

redaktor

Policët në Britani po kërkojnë një person që u përpoq të vidhte dy makina sportive Porsche brenda 20 minutash.

Policët kanë parë filmimet e kamerave që tregojnë të dyshuarin që përpiqet të vjedhë një Porsche të kuq në qendër të Londrës. Alarmi i makinës u fik, por personi nxorri një thikë duke çarë çatinë e makinës.

Ai hyri brenda makinës që vlen plot 90 mijë paund, dhe u përpoq të ndizte makinën. Por kur pa se nuk po e niste dot automjetin doli sërish nga çatia.

Vetëm 20 minuta më vonë, njësoj si në skenat e filmit të Nicolas Cage, “Gone in 60 seconds”, ku hajdutët do të vjedhin një seri supermakinash, ky person u shfaq në një tjetër kamera duke u përpjekur të vjedhë një Porsche Cayenne gri.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=4&v=lswsuJc42kQ

Share This Article
1 Comment
  • Nuk shikoj ndonje gje te vecante por nje hajdut i rendomte me thike.

    Shume larg nga ata qe perceptojme nga filmi ne fjale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *