Një kompani veshjesh po eksperimentonte me krenari rrobat e saj të papërshkueshme nga thikat, por për fat nuk shkoi gjithçka ashtu sikurse ishte menduar.
Rasti u shënua në Izrael, kur një gazetar po kryente një reportazh tek një kompani izraelite veshjes.
Zëvendësi presidenti i Kompanisë, Yaniv Montakyo, qëlloi disa herë me thikë gazetarin Eitam Lachover, por në fund i shkaktoi një plagë të vogël.
Megjithatë, eksperimentuesi u shfajësua duke deklaruar se thika kishte përshkruar gazetarin në një zonë ku nuk kishte material mbrojtës të veshjes. Gazetari pësoi lëndime të lehta.
Vetëm disa momente para se të bënte provën, Montakyo i ishte drejtuar gazetarit me këto fjalë:
“Nuk ke pse ke frikë. Kemi shumë besim në produktin tonë. Ky jelek mund të të mbrojë nga thika shumë më të forta se kjo që kam unë. A mundem? Mos ki frikë”. /Dita/
https://www.youtube.com/watch?v=8d-png8qHLo
