Një ditë më parë sollëm rastin e një qeni, i cili për pak sa i vuri flakën shtëpisë. Ndryshe nga qeni tekanjoz, Rambo ka dëshmuar aftësitë e tij bujqësore, ndërsa drejton traktorin e zotit të tij.
Ky qen ka tërhequr vizitorët në shtëpinë e tij, në County Down, Irlandën e Veriut, falë aftësisë së tij, ku shpesh shihet duke hipur në një traktor të kuq, Massey Ferguson.
Qeni gjashtë vjeçar ka ndihmuar pronarin e tij të kositë lëndinën, të mbjellë tokat.
Pronari i Rambo-s, Albert Reid, tha: “Askush nuk besonte se qeni im drejtonte traktorin, derisa e panë vetë”.
