Punonjësit e policisë do të kenë kamera në xhupin e tyre gjatë gjithë orarit të punës. Kamerat nuk do të mund të fiken, edhe nëse policët do të duan.
Kjo synon luftën ndaj mitmarrjes nga ana e forcave të rendit. Projekti u prezantua sot nga kryeministri dhe ministri i Brendshëm. Kamerat në trupin e punonjësve të policisë janë përdorur edhe më herët.
“Jemi në një angazhim të pandalshëm e të përditshëm, që na jep mundësinë të bëjmë një kapërcim epokal. Të bëjmë një transformim sa më cilësor të marrëdhënies së policisë me qytetarin dhe një veprim sa më cilësor në luftën kundër krimit të organizuar”, ka thënë Rama.
Kryeministri tha se, me këtë projekt policët do të jenë të monitorueshëm në çdo sekondë, gjë që sipas tij do t’i shërbejë transparencës së punës por edhe të sigurisë së tyre.
“Ky program transformimi i policisë shërben për ta bërë sa më transparente punën e agjentëve të policisë”, ka thënë më tej Rama, duke shtuar se, qeveria e tij trashëgoi policinë më të paedukuar në rajon dhe Evropë.
Kreu i qeverisë kujtoi edhe projektin tjetër, atë të vendosjes së kamerave në ambientet publike.
“Sot po ju therm se në pak muaj të tjerë do të kemi një tjetër hap të madh dhe një tjetër stacion në këtë revolucion teknologjik. Vendosjen e kamerave në rrugët e vendit me standardet më të larta teknologjike dhe të lidhura dhe ato me këtë tru elektronik.
Ky stacion tjetër me kamerat inteligjente në akset kryesor të Shqipërisë do na krijojë mundësi të tjera për të qenë më të shpejtë, të saktë dhe të përgatitur për të reaguar në kohë reale ndaj krimit e cdo shkelje, dhe do të sjellë një nivle të ri të paqes, qetësisë e sigurisë”, u shpreh Kryeministri Rama.
Për ministrin Tahiri, “kamerat në trupin e policëve janë së pari një element sigurie për ta. Me kamerën e trupit të instaluar, polici nuk mund të bëjë favore apo të mos zbatojë ligjin”, ka thënë Tahiri. Ai ka bërë me dije se aktualisht janë rreth 2.000 punonjës policie në procedim penal apo disiplinor për shpërdorim detyre. /Dita/

Rendi dhe territori (rregullimi) jane te vetmit sektore te sukseshem te Rilindjes…ekonomia dhe sektoret e tjere jane ku therret qameti…
po kur polici i shkrete (se njerez jane dhe policet) iken ne banjo kamera do te jete ne funksion??????
Këtyre policëve të shkretë nuk u kanë bërë një herë një uniformë për të qenë, tani do t’i paisin direkt me kamera?
Kot te pyes, po kete tenderin per keto veshjet super teknologjike te policise kush e pati fituar???
do fillojne te keputen policat ne mes te rruges nga tensioni.sistemi transmetues eshte i demshem per trupin, sidomos nqs do te vendoset ne krahun e zemres.Gjysma e te keqes do te ishte sikur sistemi vetem te regjistronte dhe jo te transmetonte ne kohe reale pamjet ne qendren e policise.duket qe eshte duke u testuar ndonje sistem pilot me kosto te ulet ose do jete duke u pastruar(si gjithmone tek ne) magazina e ndonje dallaveraxhiu nga keto sisteme transmetimi audio-video. mijera euro te hedhura per evidentim dhe asnje cent per trainim ose mjete te tjera qe i hyjne realisht ne pune policit.