Vetëm dy ditë para miratimit të qeverisë së re në parlament, Ministri i ri i kabinetit “Rama 2”, Pandeli Majko, ka pasur një shofer të veçantë.
Teksa përuruan sëbashku hapjen e Unazës së Re, kryebashkiaku Veliaj i bëri një xhiro deputetit të njësisë Nr.5 Pandeli Majko.
Përfitues direkt nga ky projekt strategjik janë edhe banorët e kësaj njësie, të cilët kanë tashmë të gjithë infrastrukturën e nevojshme.
Segmenti Komuna e Parisit-Shkolla Teknologjike është e kategorisë A2 e përshtatur për zona urbane me rrugë kryesore, rrugë paralele dhe e konceptuar si rrugë shpejtësie me 12 hyrje-dalje të disiplinuara. Për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve dhe për të rritur sigurinë e qytetarëve, janë ndërtuar dhe katër mbikalime automjetesh në disnivel, mbikalime këmbësorësh të pajisura dhe me ashensor për PAK, si dhe në të dy senset e lëvizjes janë ndërtuar trotuarë si dhe korsi biçikletash.

Si more ndertoni rruge te medha?!?!
Pse nuk ndërtoni shpella, moçale, xhungla?
Pse ndërtoni qytetërim, shtet dhe qytet?
Kjo nuk është porosi e sllaveve, bizantinëve, osmaneve, Serbisë, Greqisë, Rusisë.
Keto nuk iu pelqejne kafsheve, dembelëve, të paaftëve, egersirave, injoranteve, te palareve, parazitëve, erëqelbësve.
Ngado ku shkon Erjoni, ndiqet prej deputetet e zonave perkatese, duke u paraqitur si njerez qe kushedi se c’kane bere! Ne nje rast te tille, perjetova dhe une me deputeten Blerina Gjylameti, e cila te pakten mua, me duket nje njeri qe nuk kryen asnje pune. Vjen ne lagje, rri bisedon gjera qe shqetesojne komunitetin, mban shenime, por rezultati…….zero me xhufke! Sinqerisht keta te mandatuar, nuk u duhen as dreqit!