Komisioni i Posaçëm Hetimor për Shkarkimin e Metës është mbledhur sërish ditën e sotme.
Prej javësh, presidenti i Republikës Ilir Meta u përfshi në një sërë replikash të ashpra dhe përplasje me Partinë Socialiste ku në fokus ishin zgjedhjet e 25 prillit.
Presidenti u zotua se do të mundësonte votën e lirë të shqiptarëve që sipas tij do ti bashkoheshin në një referundum popullor.
Deklaratat e Metës gjatë fushatës arritën majën e tensionit kur kreu i shtetit deklaroi se “do t’ju presim dorën atij që prek votën”, apo “bëni gati sfurqet dhe kosat”.
Këto deklarata përfshirë edhe përplasjen me ambasadoren Yuri Kim janë “dënimi” që sipas socialistëve Ilir Meta mori më 25 prill nga shqiptarët, duke i dhënë mandatin e tretë PS-së dhe për këtë Ilir Meta duhet të shkarkohet.
Tashmë një komision hetimor me firmën e 49 deputetëve socialistë është ngritur dhe kërkohet prezenca e Ilir Metës për të bërë ballafaqimin.
Ky komision ka për synim të provojë se ishin deklaratat e Ilir Metës që nxitën dhunë dhe provokuan vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.
j.l./ dita

Shjarkimi I Metes ne kete moment eshte nje veorim qesharak qe nuk ka kufi..! Nga I enertuar apo I “pagezuar” qe te mos ju hyj ne ake “neoligjisteve” bastarde te gjuhe shqipe, “Ilir Floriri”, me ndihme e Rames u be president..! Pas votimeve I tmerusr se numuri I deputet eve nuk jep garanci per qeve|je, pasi avullimi do te duket qe me” ndarjen e felave”, po Rama, ne rolin e karangezit, Rama I Saukut sikurse njihet, (personalisht nuk e kam pare si politikan, si sportist basketbollist po) pregatit “grup hetimor) per ta shkarkuar..?! Ish ne krye te partise se tij e bere president..! E po prit pak o I urruar, se dhe ty shume te kemi durruar..! Po ben si do vete kush je ti more,” trim me flete”..! Populli jeton ne uri, ti do te ngresh dinasti..! E ke ke pas, te gjithe e dime, servilat dhe rrugacerise..! Populli I ndereshem s’ka buke te haje..!