VIDEO/ Macja “prind” i katër ketrave

Elena Tase

Një mace ka adoptuar katër ketra të vegjël dhe tani i trajton ato sikur të ishin pasardhësit e saj, siç tregojnë këto fotografi të admirueshme.

Katër ketrat u adoptuan nga macja e quajtur Pusha pasi ata ishin jetimë dhe që nga ajo kohë, jetojnë si një familje e vërtetë.

Megjithëse specie krejtësisht të ndryshme, macja dhe ketrat flenë, ushqehen dhe luajnë së bashku në një park lokal në Bakhchisaray, një qytet i vogël rreth rreth 20 kilometra në jug-perëndim të Simferopolit, kryeqytetit de facto të Krimesë.

Fotografitë tregojnë ketrat e rinj të kuq duke u ushqyer tek nëna që i ka adoptuar. “Pusha” lëpin një nga ketrat e vegjël, të cilët thuhet se ndjekin nënën e tyre adoptuese dhe madje luftojnë për qumështin e saj.

e.t./dita 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *