Dy aksidente të ndryshme rrugore kanë ndodhur gjatë ditës së sotme, fatmirësisht pa viktima.
Aksidenti i parë u regjistrua në Korçë (fotoja), kur dy automjete janë përplasur midis tyre. Një mjet tip Benz dhe një furgon përfunduan jashtë rruge pas përplasjes.
Nga ky aksident mbetën të plagosur disa pasagjerë. Shkak për këtë aksident mendohet të jetë shpejtësia dhe prania e lagështirës në rrugë. Aksidenti tjetër është regjistruar në rrugën Rrogozhinë-Lushnjë ku janë përfshirë 4 automjete.
Nuk dihet ende nëse ka të plagosur. Policia shkoi në vendin e ngjarjes ku nisi hetimet për rastet. /Dita/
Posted by Harta Digitale e Aksidenteve Rrugore dhe Lëvizja Pro Jetës. on 2016-01-13
